Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka patur kritika të forta sa i përket opozitës në Kuvend.
Limaj tha se opozita i ka vëzhguar e përgjumur veprimet e Qeverisë.
Ai tha se të njëjtit nuk janë të koordinuar në Kuvend dhe se po i ndjekin temat e Kurtit.
“Prandaj kjo ka mundësuar edhe arrogancën e Qeverisë, kur nuk keni një opozitë aktive, dinamike, me iniciativë, me ide, me veprim, ju po aq shumë jeni përgjegjës ndaj kësaj që po ndodh në vend po aq sa vetë Qeveria sepse po e ndihmoni që Qeveria të jetë arrogante, një Qeveri që nuk i jep llogari askujt, një Qeveri që të gjitha këto që folëm i bën dhe nuk shqetësohet se dikush atje do t’ia ‘shky maskën’ e mosveprimit apo veprimit të keq. Krijohen këto realitet ku njëfarë komoditeti brenda arrogancës së tyre duke parë një opozitë e cila atje as nuk është e koordinuar e as nuk ka vullnet të iniciativës dhe as nuk di të krijojë tema, merren me gjëra krejt periferike”, deklaroi Limaj.