Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.
Këtu është parë kryetari i Nisma, Fatmir Limaj që ka hezituar për të dalë në skenë, me të nominuarin e tyre për kryeministër, Ramush Haradinajn dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.
Veseli ka qenë i fundit që ka folur dhe për të përmbyllur gjithçka, ai ka ftuar në skenë Haradinajn që është nisur menjëherë dhe Limajn – por që ky nuk ka lëvizur nga vendi.
Aty është parë Haradinaj tek sa e ka tërheqë për dore Limajn.
Është dashur një sinjalizim i Veselit që ka bërë që Haradinaj të kthehet dhe ta marrë Limajn lart.
Limaj është parë se hezitoi, por që në fund iu bashkua lartë atyre, për të përmbyllur fushatën për zgjedhjet e së dielës.