Limaj: Nisma është fituesja më e madhe e zgjedhjeve

Aty kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj ka thënë se simpatizantët e Nisma ju kanë dhënë leksion politik të tjerëve, njofton Klan Kosova.

“Me 11 qershor keni treguar besimin, vullnetin që të fitojnë njerëzit tonë”, ka shtuar ai, para malishevasve.

“Ju keni dhënë më tepër se një votë. Me 11 qershor keni dhënë leksion politik se çka do të thotë kur ju lidheni me besim në një projekt politik”, ka pohuar Limaj.

“Nisma për Kosovën është fituesja më e madhe e zgjedhjeve”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se bashkëvendësit e tij e kishin kuptuar fare mirë porosinë e tij që të votohen kandidatët e Nimsa për zgjedhjet e përgjithshme.

“Me përkrahjen tuaj ju keni treguar se ne bashkë mund të fitojmë çdo betejë në Kosovë”, ka thënë Limaj.

“Dëgjoni mirë këta, e kanë kryer punën, tash ju e keni në dorë”, ju është drejtuar Limaj deputetëve të ardhshëm nga Nisma.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme