Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka thënë se nëse koalicioni AAK-Nisma do të fitonte zgjedhjet në vend, postin e kryeministrit do ta merrte Ramush Haradinaj.
Limaj në emisioni “Republika” në Tribuna channel ka thënë se një gjë është e sigurt, nëse koalicioni fiton në zgjedhje kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj.
“Po patjetër. Nëse fitojmë, kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj, pasi është edhe partia më e madhe” ka thënë Limaj./GazetaTribuna/
————————-
Limaj: Jam hetuar nga 18 gjyqtarë dhe prapë po hetohem
Kryetari i Nismës së Kosovës, Fatmir Limaj ka folur edhe njëherë rreth aktakuzës për krime lufte, që i është ngritur rishtazi si dhe për krejt hetimet që ai ka pasur që nga paslufta.
Limaj në emisionin “Republika” në Tribuna Channel ka thënë se megjithëkëtë ai beson ne drejtësi, ani pse ai po hetohet prapa edhe pas fjalës së 18 gjyqtarëve që e kanë liruar atë nga akuzat.
“18 gjyqtarë kanë folur për mua, të kaluarën time dhe drejtësinë time, megjithatë kjo nuk ka mjaftuar për të faktuar drejtësinë “ ka thënë Limaj.
Ai ka shtuar se nuk frikësohet nga ky proces, dhe kushdo që e ka nisur le ta përfundojë dhe të presim se si do të jetë.
Ai ka thënë se pavarësisht të gjithave i është përgjigjur gjithmonë sistemit të drejtësisë.
“Asnjëherë se kam menduar veten si individ përveç si qytetar kam dashtë me dhënë shembull si ish luftëtar si politikan. Me dhënë shembull personal se ne duhet ti përgjigjemi sistemit të drejtësisë pavarësisht a pajtohemi me të ose jo”, ka thënë Limaj.
Tutje ai është ankuar duke thënë se janë mbyllur shkresat e këtyre akuzave në kohën kur është gjykuar nga Haga.
Edhe në Hagë edhe kët ky rast është hetu dhe janë mbyll shkresat e lëndës. Hetimet hapen kur del diçka e re, hetimi rihapet nesh ka fakte të reja kjo që ka dal sot nuk krahasohet me hetimet e mëparshme, kjo tani është përndjekje le ta vazhdojnë ku e kanë nis dhe të shohim qysh po del”, ka thënë ai.
Sipas tij gjyqtarët që kanë punuar në sistemin e drejtësisë gjatë kohës së Millosheviqit nuk është nevoja t’i kemi ende prezent.
“Në këtë sistemin e drejtësisë mundësitë më të mëdha me keqpërdor ligjin e kanë prokurorët e jo gjyqtarët. Prokurori duhet të jetë me kredibilitet njerëzor dhe me moral. Edhe kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka thënë që krimi i organizuar është në prokurori”, ka thënë Limaj.