Limaj: Reçaku dëshmon planet serbe për shfarosje të shqiptarëve

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, sot ka vizituar varrezat e dëshmorëve në Reçak.

Ai ka thënë se dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët është Reçaku.

“Ishte plani për shfarosje, shkatërrim të dinjitetit dhe largimin e njerëzve nga vendi ynë”, ka deklaruar Limaj.

Deklarata e plotë e Limajt:

Sot isha për vizitë në Reçak, ku sot bëhen 18 vite nga Epopeja e Reçakut, bëhen 18 vite që kur edhe sytë e botës u tmerruan nga ngjarja që tronditi opinionin, ku më 1999 në Reçak ndodhi krim i tmerrshëm kundër njerëzimit.

Sot është një ditë e veçantë për të gjithë familjaret e dëshmorëve të Reçakut dhe për gjithë Kosovën, 18 vite më parë fati i qytetarëve të Kosovës ishte në udhëkryq. Deshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët është Reçaku, ishte plani për shfarosje, shkatërrim të dinjitetit dhe largimin e njerëzve nga vendi ynë.

Duke ju falënderuar zërit humanitar, njerëzor, diplomatik dhe demokratik nga i nderuari Ambasadori Voker dhe angazhimin e shumë ushtarëve dhe qytetarëve të komunës së Shtimes dhe fshatit Reçak, fatet e Kosovës ndryshuan duke filluar bota ta sheh dhe mirret shumë seriozisht me regjimin e Millosheviqit, dhe çdo gjë që ka ardhur pas kësaj dhe në shërbim të mirë për Kosovën, ka ardhur duke ju përkulur dhe falënderuar gjakut të këtyre njerëzve.

Angazhimi ynë për ndërtimin e mirëfillt të shtetit tonë, çdo herë duhet të bëhet mbi bazën e idealëve të të rënëve për lirinë e këtij vendi.

Është një moment i veqantë, ku të gjithë ne duhet të përkujtojmë dhe të jetojmë me këtë përkujtim të lartë. Lavdi!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme