Limaj: Të ligët nuk mund të më ndalin për të punuar për shtetin

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se katër vite me parë janë bërë bashkë për t’ia dhënë një mundësi ndryshe Kosovës.

“Dua të ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen qe keni pas në mua. Ju nuk i besuat shpifjeve por besuat në fjalët e mia. Unë e vlerësoj shumë se në momentet më të vështira u bëmë bashkë për të rrugëtuar politikisht. Vlera më e çmuar e një njeriu është besimi. Asgjë nuk mund të bëhet pa besim. Kosovës më së shumti i duhet besimi. Ky ekip i yni në ditët më të vështira jemi bashkuar kur më së shumti ka pasur kuptim besimi”, ka thënë Limaj gjatë një takimi me degën e Nismës në Prishtinë.

Tutje, ai ka thënë se disa të ligë e penguan në kryerjen e punëve të mira për shtetin.

“Krejt jetën i kam dhënë këtij vendi dhe njerëzit e ligë nuk do të mund të më ndalin për të punuar për shtetin. Unë nuk jam hakmarrës, kemi punë më të meqme. Në vend se të merremi me ta të punojmë për zhvillimin e vendit”, ka shtuar Limaj.

Limaj ka folur edhe për partinë të cilën ai e drejton duke thënë se kanë zgjedhur rrugën më të vështirë, por sipas tij, është e vetmja rrugë që i duhet vendit.

Nisma ka thënë se nuk premton gjëra të paarritshme por zotohet për të bërë punë të mira për vendin.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se qysh në fillim kishte thënë se rasti i Limajt ishte një përndjekje politike dhe linçim publik për faktin se mbështetej për disa mesazhe të cilat ishin të falsifikuara.

“Ajo që i është bërë Limajt dhe të tjerëve për 8 vjet nuk ka mjet financiar që mund ta paguajë. Drejtësia e ka thënë fjalën e vet se njerëzit padrejtësisht nuk duhet të ndiqen. Njerëzit e kanë një jetë dhe atë duhet ta jetojnë me dinjitet. Kosova ka nevojë vërtetë për një shtet ligjor”, ka thënë Krasniqi.

E kryetari i degës se Nismës në Prishtinë, Baton Dushi ka thënë se përkundër fabrikimeve e montazheve që i janë bërë, qytetarët e Kosovës asnjëherë nuk kanë hequr dorë se besuari në pafajësinë e Limajt.

Limaj ka folur edhe për Endrit Shalën për të cilin ka thënë se kanë kaluar situata të jashtëzakonshme me të.

“Më ka qëndruar prapa në vështirësi dhe suksese. Tash ka ardhur koha dhe është i gatshëm të marrë përgjegjësi edhe më të mëdha shtetërore”, ka thënë Limaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme