Limaj thotë se Kosova e Shqipëria duhet të bëjnë më shumë për arbëreshët

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Shqipëria dhe Kosova duhet të angazhohen që t’u ndihmojnë arbëreshëve në ruajtjen e identitetit, historisë, gjuhës dhe zakoneve.

“Ishte kënaqësi që në jubileun e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në vendlindjen e Jeronim de Radës dhe Zef Serembes, bashkë me ministrat Dardan Gashi e Pandeli Majko, të marrim pjesë në një tubim të organizuar nga komuniteti arbëresh në Itali. Kosova dhe Shqipëria u kanë borxh arbëreshëve për ruajtjen me fanatizëm të identitetit, historisë, gjuhës dhe zakoneve tjera arbëreshe për qindra vjet”, ka shkruar Limaj në profilin e vet në Facebook.

“Shqipëria dhe Kosova duhet të angazhohen që t’u ndihmojnë arbëreshëve në ruajtjen e këtyre vlerave. Arbëreshët i ftuam që sa më shpejt ta vizitojnë Kosovën për ta thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme