Limaj: Vendi drejt zgjedhjeve. Nuk marrim pjesë në qeveri teknike

Fatmir Limaj ka mohuar se partia e tij, Nisma Socialdemokrate, do të jetë pjesë e një qeverie teknike, duke mos shkuar në zgjedhje. Ai tha se me dorëheqjen e kryeminstrit Ramush Haradinaj, vendi automatikisht shkon në zgjedhje.

Ai ka thënë se të gjitha procedurat duhet të respektohen por megjithatë dorëheqja e kryeministrit nënkupton zgjedhje.

“Me dorëheqjen e Haradinajt vendi automatikisht shkon në zgjedhje. Të gjitha procedurat duhet të respektohen por gjendja faktike është kjo, vendi do të shkojë në zgjedhje.”, ka thënë Limaj në emisionin “Pressing”.

I pyetur nëse do të futet përsëri Nisma në koalicion me AAK-në, Limaj ka thënë se nuk do bëjë koalicion parazgjedhor.

“Nisma është e përgatitur për zgjedhje dhe unë nuk futem në asnjë kombinim pa shkuar te vota e qytetarit”, ka shtuar Limaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme