Gazetar: Zekirija Haxhiu
Fatmir Limani publikisht u shkëput nga VLEN. Ai madje i dërgoi porosi drejtuesve të VLEN-it. “Me Fatmir Limanin donit luftë e tani tregoni se sa vleni. Së shpejti do t’ua mundësoj ta tregoni veten” Limani shpërndau lajmin e kryeministrit Mickoski ku paralajmëroi zgjedhje të parakohshme dhe të njëjtat i dëshiron edhe vet ai.
“Sa më shpejtë të jenë ato aq më mirë do të jetë për vendin për zhvillimin ekonomik dhe në të njëjtën kohë në rifreskimin e kuadrove si në kuadër të VLEN-it ashtu edhe në kuadër të çdo subjekti dhe strukture politike“, tha Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale.
Po ku e sheh veten Limani në zgjedhjet e ardhshme nëse jo në VLEN?
“Moti kohë ka përfunduar unë dhe VLENi ….
Ku e shihni veten ju në zgjedhjet e ardhshme? Nëse në VLEN jo atëherë ku, në BDI?
Në VLEN nuk do të jem. Në rregull atëherë ku? Do të shohim”, tha Limani
Fatmir Limanin VLEN e bëri ministër, ndërsa sot ai nuk e din se si përfaqësues i kujt mban karrigen e ministrit. Thotë se është ministër i popullit.
“Ministër jam i të gjithë qytetarëve të këtij vendi dhe përpiqem të u ndihmoj në të gjitha aspektet të cilat mbulohen nga ministria e politikës sociale, demografisë dhe rinisë”, shtoi Limani.
Javë më parë kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në intervistë për Alsat deklaroi se Limani por edhe Arben Fetai, vet kanë shprehur dëshirë që të mos jenë më pjesë e VLEN-it./Alsat.mk



