Lidhur më ardhjen e trenit në veri të Mitrovicës ka reaguar edhe lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limja. Ka thënë se kjo është mënyrë simbolike që po i sjell rezultatet e deritanishme të bisedimeve.
“Treni me mbishkrimin në të Kosova është Serbi, i cili po pritet të vijë sot nga Beogradi në Mitrovicë nuk është linjë transporti, por ky tren tashmë edhe në mënyrë simbolike po i sjell rezultatet e deritanishme të bisedimeve avantureske e të papërgjegjshme që i ka bërë qeveria e Kosovës.
Ardhja e këtij treni na tregon se qeveria e Kosovës nuk kontrollon kufirin Kosovë-Serbi dhe nuk është e zoja as ta ndal këtë tren”, ka thënë Limaj.
Sipas tij, qytetarëve të Kosovës edhe njëherë po ju bëhet me dije se udhëheqja aktuale shtetërore nuk është në gjendje që ta mbroj vendin.