Lindi fëmijën në veturën e policisë, shkaku i borës që kishte bllokuar trafikun

Emily McBride nga Staffordshire i Anglisë e ka lindur fëmijën në ulësen e pasme të veturës së policisë, sepse ishte bllokuar në trafik shkaku i stuhive të borës.

Tom Carson që është bashkëshorti i 20-vjeçares, ka dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë, sepse vetura tij kishte mbetur afro katër kilometra larg spitalit, transmeton Telegrafi.

Fëmija gëzon shëndet të plotë edhe pse lindi në veturë

Për fat të mirë, në afërsi ka kaluar njësiti policor dhe i kanë marrë me vete për t’i dërguar në qendrën spitalore.

Megjithëse dritat e kaltra ndihmonin që makinat të largohen nga rruga, ata nuk kanë arritur të shkojnë me kohë.

“Nuk doja të lindja aty, sepse kisha dëshirë të hyja brenda. Por, me ndihmën e katër mamive që më erdhën në ndihmë, e kreva procesin si duhet”, ka thënë McBride lidhur me rastin.

Nëna që pati shumë probleme derisa lindi Darcy

Ata kanë një fëmijë të shëndoshë që e kanë quajtur Darcy, megjithëse lindja është kryer në parkingun e spitalit, vetëm pak metra larg nga hyrja kryesore.

“Nëna dhe fëmija janë në gjendje të mrekullueshme dhe po qëndrojnë në spital, derisa babai ka shkuar në shtëpi. Mamitë që kryen punë të përkryer, tani po e pinë nga një gotë çaj. Policët ia dolën të kryejnë punën si duhet, ndërsa karrigia e pasme e veturës duhet të largohet”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga spitali.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme