Lipjani, Drenasi, Ferizaj e Prizreni – komunat më transparente për vitin 2023

Instituti Demokratik i Kosovës i ka shpallur Lipjanin, Drenasin, Ferizajn dhe Prizrenin si komunat më transparente për vitin 2023, të cilat janë vlerësuar me 97 pikë.

KDI-ja, në kuadër të programit për qeverisje lokale dhe pjesëmarrje qytetare, edhe këtë vit ka pasqyruar nivelin e transparencës për 38 komunat e Kosovës për vitin 2023, të dhëna këto që janë paraqitur edhe në një raport të titulluar “Transparometri komunal”.

Sipas gjetjeve në këtë raport, një nga sfidat kryesore që KDI-ja ka hasur gjatë mbledhjes së të dhënave është mosfunksionimi i uebfaqeve komunale, si dhe komunat që kanë përjetuar regres të konsiderueshëm si shkak i përballjes me sfida të ndërlidhura me stabiliteti politik dhe administrativ janë katër komunat veriore, që kanë ndikuar negativisht në transparencë dhe llogaridhënie.

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë sipas gjetjeve, transparenca komunale në nivel komunash përgjithësisht ka shënuar rënie të lehtë krahasuar me raportin e vitit 2022.

Ai ka shtuar se nga të dhënat e përgjithshme tregojnë se perfomancë më të mirë kanë kuvendet komunale.

Kryeziu ka theksuar se si shkak i konteksteve specifike politike në katër komunat e veriut është treguar mungesë të transparencës dhe llogaridhënies.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme