Lipjani ka tri vjet që ka planifikuar rrugë me katër korsi, por s’e ka kryer ende [video]

Prej më shumë se 3 vjetësh po zvarritet projekti i rrugës me katër korsi në Lipjan.

Ky projekt është planifikuar të nisë nga tregu i kafshëve në hyrje të qytetit dhe përfundon në rrugën “Skënderbeu” te stacioni i trenit brenda qytetit, raporton KTV.

Mirëpo, që nga fillimi i punimeve është përcjellë me probleme pronësore publike dhe konflikte të tjera financiare, të cilat e kanë pamundësuar realizimin e tij.

Shukri Buja, kryetar i PDK-se dega në Lipjan, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, ka akuzuar ekzekutivin e komunës për neglizhencë të projektit.

Qytetarët thonë se projekti i rrugës i lënë pas dore, po ia humb pamjen e qytetit. Kryetar i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se projekti nuk është përgatitur nga ekspertë dhe kjo ka ndikuar në moskryerjen e punës me kohë.

Sipas tij, nëse realizohet projekti sipas planit, duhet të rrëzohen disa objekte kolektive private, andaj po bëjnë përpjekje ta ndryshojnë projektin dhe ta finalizojnë gjatë vitit 2017.

Ky projekt pritet t’i kushtojë buxhetit të komunës rreth 3 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme