Lipjani prej 2 ditësh, pa ujë të pijshëm

Një defekt në tubin e nëndheshëm të ujësjellësit u shkakton probleme banorëve me furnizim me ujë. Kështu Lipjani prej 2 ditësh përballet me mungesë të ujit të pijshëm.

Ndërkaq zyrtarë të kompanisë së ujësjellësit rajonal “Prishtina” në Lipjan kanë sqaruar se vazhdimisht po qëndrojnë në terren derisa ta gjejnë gypin e nëndheshëm të plasaritur, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kemi humbje mjaft të mëdha të ujit të pijshëm, derisa një gyp ka plasur dhe rrjedha e tij po kalon në rrjetin e kanalizimit. Deri tashti megjithëse përpjekjet tona janë të vazhdueshme, ende nuk kemi mundur ta gjejmë defektin dhe si pasojë e kësaj po kemi telashe në furnizim me ujë”, ka thënë Ilmi Bublica, përgjegjës i KUR “Prishtina” në Lipjan. Koha.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme