Liqeni i Ohrit do të mbushet me ujëra të zeza të patrajtuara, kjo është arsyeja

Gazetar: Miki Trajkovski

Për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike që ka filluar të marrë Ndërmarrja Publike “Sistemi i kolektorëve”, në Liqenin e Ohrit mund të ndodhë një katastrofë ekologjike, për shkak të pamundësisë së kompanisë për t’i paguar ato, shkruan Alsat.

Kjo mund të çojë në shkyçjen nga rryma të sistemit kolektor. Të gjitha stacionet e kolektorit gjithsej 18, punojnë me energji elektrike dhe mund të fiken të gjitha brenda një dite.

“Nga ana e furnizuesit, në pamundësi për të paguar plotësisht faturën e energjisë elektrike, mund të ketë një shkyçje për një periudhë të caktuar, gjatë së cilës do të duhet të veprojmë…”, tha Vlladimir Aleksieski – drejtor i NP Sistemi i kolektorëve.

Fatura e fundit e rrymës që ka marrë ndërmarrja publike ka qenë 8,5 milionë denarë, ndërsa më parë ajo ka qenë 1,6 milionë.

“…Aktualisht faturat e energjisë elektrike që marrim janë 700 herë më të larta se faturat e vitit të kaluar. Për krahasim, nga 3,6 denarë për kilovat, fatura jonë e fundit ishte 28 denarë për kilovat…”, u shpreh Vlladimir Aleksieski – drejtor i NP “Sistemi i kolektorëve”.

Ambientalistët paralajmërojnë se ky mosfunksionim i sistemit të trajtimit të ujërave të zeza do të nënkuptojë derdhjen e drejtpërdrejtë të ujërave të zeza në liqen.

“Ndikimet ndaj liqenit të Ohrit dhe në cilësinë e ujit janë kryesisht nga degët, lumenjtë Sateska dhe Koselska në masën më të madhe dhe lumenjtë Grashnica dhe Çerava. Rreziqet kryesore janë nga futja e lëndëve ushqyese, futja e sedimentit, ujërave të zeza, ndotja me metale të rënda dhe futja e ujërave të zeza nga substancat kimike dhe vaji nga mjetet lundruese që ndodhen në liqen”, theksoi Gjoko Zoroski-ekolog.

Frika është edhe më e madhe nëse dihet se dimri po vjen dhe faturat e rrymës sigurisht që do të jenë më të larta. Përveç kësaj, kompania publike ka një borxh prej rreth 1 milion eurosh për faturat e papaguara të energjisë elektrike./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme