Lirimi i fëmijëve shqiptarë, reagon Presidenca: Falënderojmë Gjysëm Hënën e Kuqe

Gjysmë Hëna e Kuqe Siriane ka nisur një operacion për shpëtimin e fëmijëve shqiptarë që ndodhe në kampet siriane.

Sot janë shoqëruar 4 fëmijët e parë që do të sillen në Shqipëri.

Lajmi është dhënë nga Gjysëm Hëna e Kuqe siriane.

Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe presidenca e Shqipërisë që ka falënderuar këtë shoqatë për nisjen e këtij operacioni humanitar.

‘Falënderojmë Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane për lirimin e disa fëmijëve shqiptarë të kampit të Al-Hol, të cilët shumë shpejt do të kthehen në Shqipëri.

Tani punë për të kthyer të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në këtë kamp!’, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme