Ish- Kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot në Colmar të Francës do ta zhvillojë betejën e radhës kundër Serbisë. Seanca gjyqësore do të fillojë në orën 14:00.
Lidhur me vendimin që pritet të merret në Francë GazetaBlic ka biseduar me njohësin e çështjeve politike Imer Mushkolaj.
Mushkolaj shprehet optimist sa i përket vendimit që pritet të merret sot në Francë, ai shprehu bindjen e tij se Ramushi duhet të jetë i lirë.
“ Vete ideja që është një arrestim politik, i bazuar në fletë arrestet e Serbisë Ramushi duhet të jete i lirë dhe besoj që drejtësia francese duhet të veproje kështu” u shpreh Mushkolaj për GazetaBlic.
Sipas Mushkolaj janë të kuptushme këto veprime të Francës, sepse edhe ajo si çdo shtet tjetër duhet ti kryeje proceduarat e nevojshme.
“Vendimi do të jetë pozitiv për Haradinaj dhe ai duhet të kthehet në Kosovë dhe kjo do te ishte fitore jo vetëm për Ramushin po për të gjithë Kosovën me këte betejën e përditshme me Serbinë” shtoj Mushkolaj
Ramush Haradinaj pret lirimin e tij nga gjykata franceze në Colmar, ku po mbahet që nga data 4 janar kur është arrestuar sipas një fletarresti të Serbisë, nën akuzat për krime lufte.
Serbia ka kërkuar ekstradimin e tij dhe nxjerrjen para gjykatave serbe, ndërsa Haradinaj thotë se në aktakuzën e Serbisë, me të cilën kërohen estradimi, “nuk ka asgjë të re me të cilën nuk është përballur edhe në Hagë”, ku dy herë është shpallur i i lirë ndaj akuzave për krime lufte.