Militantët islamikë të grupit Boko Haram i kanë liruar 82 nxënëse nga grupi prej 276 nxënësve që i rrëmbyen para tri viteve nga një shkollë në verilindje të Nigerisë, njofton zyra e presidentit nigerian.
Ato iu dorëzuan autoriteteve nigeriane në shkëmbim të të dyshuarve të Boko Haramit pas negociatave, transmeton Express.
Vajzat do të priten nga presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari në Abuja.
Para lirimit më të fundit, rreth 195 vajza ende figuronin të zhdukura.
Ndërsa numri i të dyshuarave të Boko Haramit të liruar nuk është bërë publik./Express/