Lirohen dy vëllezërit kosovarë të arrestuar në Gjermani

Janë liruar dy vëllezërit kosovarë që u arrestuan dje nga autoritetet gjermane, si të dyshuar për organizimin e një sulmi në një prej qendrave tregtare në Oberhausen.

“Pas hetimeve intensive nga policia e Essenit, dyshimet e raportuara ndaj të dyshuarve nuk janë vërtetuar”, ka thënë një zëdhënës i policisë në këtë qytet, transmetojnë mediat gjermane, raporton KTV.

Të lindur në Kosovë, vëllezërit, njëri 28 e tjetri 31 vjeçar, u arrestuan në mëngjesin e së premtes, pas informatave nga shërbimet sekrete se ata po përgatisnin një sulm në qendrën tregtare Centro, një prej më të mëdhave në Gjermani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme