Lirohen nga akuzat të dyshuarit për rastin “Pronto”

Të premten në ora 09:30 është shpallur aktgjykimi ndaj Adem Grabovcit, Besim Beqajt, Zenun Pajazitit dhe të tjerëve për rastin “Pronto”.

Trupi Gjykues i gjykatës Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’i lirojë nga akuza të dyshuarit me arsyetimin se nuk është provuar që të akuzuarit kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkohen, njofton Klan Kosova.

 

“Nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale që akuzohen”, ka thënë kryetari i Trupit Gjykyes, Shashivar Hoti.

 

Kujtojmë se në vitin 2011, janë publikuar disa përgjime të kryera nga EULEX, në të cilat Grabovci dhe bashkëbiseduesit e tij, dëgjohen duke diskutuar për punësimet e personave të afërt me PDK-në në institucione të ndryshme si anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme