Lirohen nga paraburgimi Curri dhe të tjerët, prokurori në pritje të ekzaminimeve financiare

Pak ditë pa i bërë pesë muaj në paraburgim, biznesmeni Ismet Osmani, i njohur si Curri, është liruar. Së bashku me të janë liruar edhe katër të dyshuarit e tjerë në akuza për fajde dhe të vepra penale që ndërlidhen me këtë vepër.

Para se të liroheshin nga paraburgimi gazeta ka mësuar se të gjithë të dyshuarit janë intervistuar sërish nga prokurori i rastit, Armend Hamiti. Sipas një burimi të Kohës Ditore, të gjitha procedurat e tjera janë kryer përveç ekzaminimeve financiare që nuk i ka ende prokuroria.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka thënë se ata vetëm e kanë aprovuar kërkesën e prokurorit që Osmani të lirohet nga paraburgimi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të datës 11.10.2019, për ndryshimin e masës së paraburgimit me ndërprerjen e paraburgimit dhe zëvendësimin me masën e dorëzanisë për të pandehurin I.O” , thuhet në një përgjigje me shkrim të kësaj gjykate.

Sipas tyre, Osmani ka lënë dorëzani shumën prej 50 mijë eurosh.

“Lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjyqtarja e procedurës paraprake më datë 11.10.2019 ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë që të pandehurit I.O t’i zëvendësohet masa e paraburgimit me masën e dorëzanisë në vlerë prej 50.000.00 ( pesëdhjetë mijë) euro. Gjykata ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për zëvendësimin e masës së paraburgimit si masë më e rëndë, me masën e dorëzanisë si masë më e butë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë”, thuhet në këtë përgjigje.

Prokurori i rastit, Armend Hamiti, në një bisedë për gazetën ka thënë se kërkesën për lirimin nga paraburgimi jo vetëm të Osmanit por edhe të të tjerëve e ka bërë për shkak që mbajtja e tyre në liri më nuk e dëmton procesin e hetimit. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme