Lirohet 37-vjeçari që përplasi pushuesit me gomone, pak metra më tej kishte fëmijët e tij

Gjergji Priftuli, 37-vjeçari që përplasi me gomone dy pushues në bregdetin e Jalës pak ditë më parë është liruar nga qelia. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në seancë i pandehuri ka heshtur ndërkohë që ka qenë avokati ai që ka kërkuar masë më të lehtë sigurie duke i bërë thirrje gjyqtarit Hektor Sinanaj që klienti i tij të lirohet nga burgu.

Sipas tij ngjarja ka qenë aksidentale pasi 37-vjeçari ka pasur edhe fëmijët e tij në breg. Priftuli pretendon se ka humbur kontrollin e mjetit lundrues duke u rrëzuar.

Për masën, gjyqtari Sinanaj ka vlerësuar edhe faktin se personi nuk ka qenë i dënuar më parë ndërkohë që mjeti ka qenë me dokumente.GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme