Lirohet adoleshentja palestineze që u dënua me 8 muaj burgim për një shuplakë ndaj ushtarit izraelit

Emocionet ishin të shumta në mesin e palestinezëve, të cilët u mblodhën për ta mirëpritur lirimin e adoleshentes Ahed Tamimi, i cila për 8 muaj është mbajtur në burgjet izraelite.

Familjarët u panë mjaft të lumtur me lirimin e vajzës së tyre 17-vjeçare, raporton KTV.

Adoleshentja palestineze Ahed Tamimi qëndroi tetë muaj në burg për sulmin ndaj një ushtari izraelit në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Vitin e kaluar, ajo reagoi ndaj një ushtari jashtë shtëpisë së saj në Nabi Saleh.

E, videoja kishte bërë jehonë në tërë botën.

Për palestinezët ajo u bë simbol i rezistencës ndaj okupimit izraelit, por shumë izraelitë e shohin atë si person që dëshiron vëmendje.

Si 16-vjeçare, ajo u përball fillimisht me 12 akuza për sulm, nxitje, reagim dhe gjuajtje me gurë ndaj ushtarit.

Në mars, ajo e pranoi fajin për katër nga akuzat.

Gjatë seancave gjyqësore, Tamimi tregoi arsyen pse e kishte sulmuar ushtarin.

Ajo e kishte parë skenën kur kushëriri i saj 15-vjeçar ishte qëlluar në kokë me plumb gome nga ushtari izraelit.

Rasti i Ahed Tamimit i thelloi edhe më shumë pikëpamjet e kundërta mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Pas incidentit, ministri izraelit i Arsimit kishte thënë se ajo meriton ta kalojë tërë jetën në burg.

Ahed është bërë ikonë në Palestinë.

Palestinezët e shohin veprimin e saj si akt trimërie ndaj ushtarëve të armatosur në tokën e pushtuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme