Lirohet nga burgu, Naser Kelmendi, i cili cilësohet si ‘bosi i drogës’ në Ballkan. Insajderi shkruan se Kelmendi ka fituar sot lirinë, ndërsa ndaj tij, masa e paraburgimit është zëvendësuar me ‘arrest shtëpiak’.
Vendimin për lirim nga paraburgimi e ka marrë trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtarja Anna Adamska – Gallant.
Për Kelmendin, i cili akuzohet si udhëheqës i grupit kriminal dhe për vrasje të rënda, Gjykata e EULEX-it, trupa gjykuese e udhëhequr nga gjyqtarja Anna Adamska – Gallant ka marrë sot vendim që nga paraburgimi ta lërë në arrest shtëpiak.
Lajmin për këtë vendim është konfirmuar për Express dhe nga avokati i tij, Besnik Berisha. Berisha ka thënë se vendimi është marrë sot nga trupi gjykues për lirim nga paraburgimi dhe ka thënë se lirimi është i menjëhershëm që nga sot.