Në përvjetorin e vrasjes së Komandant “Shqiponjës” – Xhemail Rexhepi, me urdhër të BDI-së gjykatësja Gjylsime Shabani ka nënshkruar lirimin nga parapurgimi të vrasësit të “Shqiponjës”, Bajram Limani, njofton ekskluzivisht Fakte. Limani mbrëmë vonë është liruar nga paraburgimi dhe është përcjellur për në shtëpinë e tij në fshatin Llojan, ku do të jetë në arrest shtëpiak.
Ndryshë sot është bërë një vit nga vrasja e Xhemail Rexhepit “Shqiponjës”, i cili u vra në një lokal të Kumanovës pas një zënke banale nga i autorizuari i Ali Ahmetit për të ruajtur “tronin” e BDI-së në Kumanovë, Bajram Limani. Akademia solemne fillon sot në ora 18 tek Pallati i ish-komitetit në Kumanovë.}]