Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, Dorian Tola

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, është liruar nga detyra ditën e sotme, me propozim të kryeministrit Edi Rama.


Lajmi bëhet i ditur nga vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Vendimi hyn menjëherë në fuqi.

Dorian Tola u emërua në këtë detyrë me 5 qershor 2024, me propozim të kryeministrit Rama “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

Më herët, ai ka mbajtur detyrën e kreut të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Ende nuk dihen arsyet e lirimit të Tolës nga ky post apo se kush do e zëvendësojë atë.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme