Pas shtatë vjetëve të kaluara në burgun e “Idrizovës”, ish-pronari i televizionit A1, Velija Ramkovski sot është lënë i lirë, bën të ditur ina.
Ai u dënua me 13 vjet burg, por siç mësohet tani ka marrë leje të përkohshme për shërim, ashtu që sot u lirua nga burgu i Idrizovës.
Kjo do të thotë se ai pas disa muajve do të kthehet në burg. Por nëse deri atëherë do të kalojë 8,6 vjet burg, atëherë ai do të jetë tërësisht i lire, për shkak se ka mbajtur 2/3 të burgut. Me këtë i mundësohet lirim me kusht.
Në moshë të thyer 70 vjeçare dhe me shëndet jo të mirë, ish-pronari i TV A1, Velija Ramkovski sot ka dalë nga burgu i Idrizovës.