
Gazetar: Avni Tahiri
Për një prerje flokësh për burra çmimet fillojnë nga 250 denarë, dhe vazhdon deri në 500 denarë në varësi të famës së berberit, ndërsa çmimi fillestar në sallohet e bukurisë për prerjen e flokëve fillon nga 600 denarë. Qytetarë thonë se këto shërbime që dikur ishin shumë më të lira, paraqesin barrë të re financiare ndërsa shtojnë se janë duke reduktuar prerjen e flokëve pikërisht për të kursyer para.
”Çmimet shkojnë 300 apo 350 denarë në varësi të berberëve. Si i komentoni këto çmime? Janë pakës të larta dhe sipas atyre është në rregull, për ne nuk është mirë por atyre u konvenon,” u shpreh një qytetar.
”Është çmim normal, ka me 300 denarë ndoshta edhe mjekrën që e rregullojnë. Në Maqedoni nuk ka çmime normale në bazë të pagës minimale,” tha një qytetar.
Leverdia nga biznesi i prerjes së flokëve ka bërë që shumë të rinj të zgjedhin pikërisht të regjistrohen në kurse për këtë zanat si shkak i përfitimeve të mëdha ekonomike. Ndërkohë shumë berberë e sallone bukurie punojnë në të “zezë”, përkatësisht pa dhënë fatura fiskale. /alsat.mk



