Pas rrënimit të murit në veri të Mitrovicës, Lista Serbe ka bërë thirrje për paqe në Kosovë.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe në ditët që lamë pas kanë qenë të angazhuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe uljen e tensioneve të cilat erdhën pasi niveli qendror i pushtetit u përzie në çështje lokale të Komunsë së Mitrovicës Veriore.E gjithë energjia jonë është përqendruar që të kthehet besimi mes komuniteteve dhe kështu të ju kundërpërgjigjemi përfaqësuesve të sistemit në Kosovë, të cilët janë përgjegjës për ngritjen e tensioneve”, thuhet në reagimin e kësaj liste.
Ndërkohë Lista Serbska fton Brukselin që të jetë i paanshëm në dialogun Kosovë-Serbi dhe që të trajtojë njësoj të dyja palët.
Kujtojmë se ende vazhdon bojkoti i Listës Serbe në institucionet e Kosovës.