Lista Serbe kërkon ndryshimin e ligjeve për t’ia përshtatur Asociacionit

Serbët kërkojnë ndryshimin e ligjeve të Kosovës për t’ia përshtatur statutit të Asociacionit së Komunave me Shumicë Serbe. Kjo është kërkesa për të cilën ka paralajmëruar se do të insistojë ditëve në vijim ministri në largim i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, shkruan sot Koha Ditore.

Por ai nuk ka treguar se cilat ligje duhet prekur për t’i hapur rrugë themelimit të Asociacionit. Vetëm ka thënë se ato duhet t’u përshtaten marrëveshjeve të Brukselit. Ai ka kritikuar qeveritë e deritashme për mospërmbushjen e këtij obligimi, pesë vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Ajo që unë e konsideroj si punën time në këtë proces (e hartimit të statutit v.j.) është të insistoj që Qeveria e Kosovës të nisë me harmonizimin e kornizave ligjore për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Kjo do të duhej të fillonte dhe të mbaronte para pesë vjetësh, menjëherë pas arritjes së saj”, ka thënë Todosijeviq për “Kohën Ditore”. Sipas tij, është Prishtina ajo që duhet të përcaktojë se cilat rregulla duhen ndryshuar.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme