Drenasi është komuna e vetme ku nuk jetojnë komunitetet pakicë, por në zgjedhjet e djeshme, 333 qytetarë ia kanë besuar votën serbëve, goranëve dhe ashkalive.
PAN-i në këtë komunë ka dal fituese duke marrë 14 mijë e 286 vota ose 77.46 përqind, por sipas Betim Berisha thotë se PDK është dëmtuar nga mos informimi i drejt i qytetarëve me 2000 fletëvotime të pavlefshme.
Megjithatë, ajo që duket më e veçantë në këtë komunë është votimi për komunitetet, pasi është komuna që nuk jetojnë komunitetet jo shumicë.
Subjekti politik, Jedinstvena Goranska ka marrë 72 vota, Koalicija SDA ka marrë 41 vota, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës 31 vota, Partia e Ashkalinjëve për Integrim 27 vota e kështu me radhë.