Lista Serbe niset për në Beograd

Deputetët e Listës Serbe sot janë nisur për Beograd. Sipas njërit nga deputetët e kësaj Liste, që nuk ka dashur t’i përmendet emri, ka bërë të ditur se janë nisur për në kryeqytetin serb për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se po shkojnë në Serbi “për t’u konsultuar për hapat e mëtutjeshëm pas ngjarjes së djeshme ku Policia e Kosovës ka arrestuar shefin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq”.

Bisedimet me presidentin e Serbisë do të bëhen për të vendosur nëse do të jenë edhe më tej në Qeverinë Haradinaj.

Kryetari i Listës, Goran Rakiq, ka thënë për mediat serbe se pas takimit me presidentin e Serbisë do të marrin vendim.

Dje kryetari i Listës Goran Rakiq pas arrestimit të Gjuriqit ka thënë se janë duke menduar opsionin e daljes nga Qeveria.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme