Lista Serbe nuk merr pjesë në takimin e nesërm te presidenti

Lista Serbe nuk do të shkojë në konsultimet e nesërme të thirrura nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi për caktimin e datës së seancës konstituive të Kuvendit.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq, shkruan Tanjug.

“Si kryetar i Listës Serbe i falënderoj për ftesën për të marr pjesë në bisedime, por duhet të ju njoftoj që Lista Serbe nuk do të shkojë në këtë takim”, ka thënë Rakiq, transmeton lajmi.net

Ai ka thënë se bisedimet se cilin koalicion do ta përkrahin do të realizohen në Beograd.

“Ne jemi të gatshëm për bisedime dhe dialogu nuk ka alternativë, por jemi të gatshëm për të biseduar mbi politikën e paqes. Nuk jemi të interesuar për pozita, por që serbët të kenë jetë më të mirë në Kosovë”, shtoi Goran Rakiq.

Në takimin e nesërm nuk do të marrin pjesë as Vetëvendosje dhe LAA. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme