Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq ka deklaruar se përgjegjësinë për sot, për dështimin e pestë radhazi të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, e bartin partitë shqiptare.
“Kriza në të cilën momentalisht ndodhemi kërkon marrëveshje ndërmjet partive shqiptare”, ka thënë Simiq, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, Lista Serbe në periudhën e ardhshme do të definojë se si do të veprojë tutje politikisht.
Sot edhe një herë dështoi seanca për konstituimin e Kuvendit pasi që koalicioni PAN kërkoi edhe dy javë kohë deri në bërjen e 61 votave për kryetarin e Kuvendit. /Lajmi.net/