“Lista Serbe po kërcënon dhe shantazhon votuesit serbë”

Lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës (PKS), Aleksandar Jabllanoviq, nëpërmes një komunikate për medie ka njoftuar se Lista Serbe po i kërcënon dhe po i shantazhon votuesit serbë me largim nga puna.

Për të siguruar fitoren e kandidatëve të Listës Serbe shteti i Serbisë ka angazhuar strukturat e BIA-s, ndërsa asaj në ndihmë i ka shkuar edhe “Mbrojtja Civile”, një strukturë paralele e sigurisë në veri të Mitrovicës, shkruan sot gazeta “Zëri”

Parafushatën zgjedhore, e cila zyrtarisht ende nuk ka filluar, Lista Serbe, e njohur dhe e regjistruar si GI “Srpska”, e ka vazhduar me vizita nëpër mjediset me popullatë serbe në gjithë Kosovën, posaçërisht në komunat që udhëhiqen nga ajo.

Krerët e Listës Serbe kanë porositur votuesit serbë se duhet të votojnë vetëm Listën Serbe, sepse siç kanë thënë ata “është i vetmi subjekt politik që ka përkrahjen e shtetit të Serbisë dhe të presidentit Vuçiq e i cili punon ekskluzivisht për interesat e shtetit të Serbisë”.

Madje ata kanë kërcënuar të gjithë ata që mendojnë të votojnë për kandidatët e partive tjera serbe se do të ndëshkohen edhe nga populli, edhe nga Lista Serbe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme