Lista Serbe pranon se ndikoi votuesit, Kosova kërkon heqjen e masave nga BE

Kosova i kërkon Bashkimit Europian që të heqë masat ndëshkuese pas dështimit të referendumit për shkarkimin e kryetarëve në veri. Presidentja Vjosa Osmani tha se janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga Brukseli, përmes votimit në referendumin e së dielës.

“Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe nj

Thirrjen për heqjen e masave nga Bashkimi Europian e ka përsëritur dhe kryeministri Albin Kurti. Ai thekson se me procesin e votimit në veri, Kosova ka dëshmuar se është një vend demokratik që i trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e komuniteteve.

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, akuzoi Listën Serbe dhe Beogradin zyrtar për bojkotin masiv të procesit të votimit në Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

“Ky subjekt i mishëruar me metoda jodemokratike nuk e gjen assesi veten te një proces kaq demokratik”, thekson Sveçla.

Ndërkohë, vetë Lista Serbe ka pranuar se ka ndikuar në bojkotimin masiv të referendumit të së dielës në veri. Përmes Facebook, kjo parti akuzon kryeministrin Kurti se ka krijuar këtë proces me qëllim që të dështojë.

Lista Serbe, e kontrolluar nga Beogradi, pretendon se bojkoti masiv tregoi një shkallë të lartë të unitetit të popullit serb. Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, theksoi pas dështimit të referendumit se zgjedhjet nuk ishin demokratike.

“Votimi nën kamera, përballë tabelave zgjedhore shqiptare, me kuti të zbrazëta dhe rrugë të zbrazëta në veri – as Këshilli i Evropës nuk ka parë zgjedhje të tilla!”, shkruan ai në X.

Gjatë të dielës, në katër komunat veriore u votua për shkarkimin ose jo të kryetarëve, ku morën pjesë vetëm 253 persona, duke sjellë dështimin e procesit. Me këtë rezultat kryetarët aktualë mbesin dhe qytetarët nuk kanë të drejtë ta përsërisin procesin për të paktën 12 muaj./A2 CNN

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme