Lista Serbe kritikon ato që ajo i quan gabime të shpeshtuara në përkthimet e projektligjeve të cilët Kuvendi i Kosovës i pranon për miratim dhe këtë, sipas kësaj Liste, shkelen të drejtat e serbëve, transmeton Koha.net.
Anëtari i Këshillit për Legjislacion nga Lista Serbe, Igor Simiq, në mbledhjen e sotme në të cilën në rend dite ka qenë plotësimi i Projektkodit Penal të Kosovës, që e paraqiti ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, e ka kritikuar përkthimin e keq dha ka kërkuar që ai të kthehet në ripërpunim,
Simiq, siç njofton b92, e ka kërkuar kështu pasi përkthimi në gjuhën serbe ka shumë gabime gjuhësore, gramatike dhe drejtshkrimore.
“Çështja e përkthimit është problem që po zgjat dhe nuk po zgjidhet. A e dini se me analizën gjuhësore në Kodin penal aktual të Kosovës, pos rreth 2.000 gabimeve terminologjike, janë gjetur edhe më shumë se 2.100 gabime gramatikore si dhe më shumë se 1.300 gabime drejtshkrimore? A e dini se gjuha serbe duhet të jetë e barabartë me dhe duhet të respektohet njësoj sikur dhe gjuha shqipe dhe se një numër lëndësh në të cilat palë kanë qenë serbët, janë zhvilluar ekskluzivisht vetëm në gjuhën shqipe?”, ka pyetur Simiq .
Ai ka kërkuar ndarje mjetesh për shtimin e përkthyese profesionale dhe që çështja e përkthimit të zgjidhet, pasi, tha ai, me mosrespektimin e të drejtës së gjuhës shkelet e drejta e serbëve.
Tahiri ka thënë se janë të vetëdijshëm për problemin porse nuk mund të bëjnë më shumë sepse Këshilli Gjyqësor nuk mund të gjejë numër të mjaftueshëm përkthyesish.