Liverpool ka gjetur një zëvendësues për Salah, për të do të paguhen 60 milionë

Mohamed Salah ishte shumë afër largimit nga Liverpool këtë verë pasi mori një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite.

Egjiptiani ka qëndruar në Anfield, ku ka kontratë deri në vitin 2025, por vetë fakti që po mendonte të largohej, e shqetësoi Jürgen Klopp, i cili është në kërkim të një lojtari që mund ta zëvendësojë në të ardhmen.

Bild gjerman shkruan se Klopp e sheh Donyell Malen nga Borussia Dortmund si zëvendësues, ndërsa klubi gjerman kërkon rreth 60 milionë euro për holandezin 24-vjeçar.

Liverpooli nuk është në nxitim për momentin pasi ka disa opsione në krahë, por Bild pretendon se Klopp do të përpiqet ta sjellë atë nëse Borussia Dortmund vendos ta shesë atë.

Malen mbërriti në Dortmund në vitin 2021 nga PSV për 30 milinë euro dhe nuk shkëlqeu realisht deri në këtë sezon.

Në shtatë ndeshje në të gjitha garat, ai shënoi katër gola me dy asistime dhe është lojtari më i mirë i Borussia në fillim të sezonit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme