Liverpool shijon fitoren e parë, pasi fiton ndaj Ajaxit

Liverpooli fiton ndaj Ajaxit dhe i gëzohet fitores së parë.

Liverpooli ka marrë fitoren e parë në Grupin A duke mposhtuar Ajaxin (2-1) në Anfield në raundin e dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Mohamed Salah e zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të të takimit pas asisitimit nga Diogo Jota.

Mirëpo, dhjetë minuta më pas, Mohammed Kudus e barazoi rezultatin (27’), i asistuar nga Steven Berghuis.

Një nga rastet e mira për mysafirët në gjysmën e dytë e pati Daley Blind që nuk arriti ta mposhtte portierin kundërshtar.

Redsat iu gëzuan fitores me golin e Joel Matip (89’), i cili u asistua nga Konstantinos Tsimikas.

Këto ishin pikët e para për Liverpoolin që e kishte humbur sfidën e parë, derisa Ajaxi qëndron në kuotën e tri pikëve në Grupin A. Rangers dhe Napoli luajnë nesër (e mërkurë).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme