Liverpooli s’ka të ndalur, gati të transferojë një mbrojtës për 70 milionë euro

Liverpooli gati të transferojë një mbrojtës për 70 milionë euro.

Liverpooli po mendon të përforcohet edhe në repartin e mbrojtjes, pasi ka bërë tanimë transferime të mëdha për në mesfushë.

The Reds duan afrimin e një qendërmbrojtësi dhe tanimë kanë identifikuar yllin që dëshirojnë ta transferojnë në Anfield.

Bild ka raportuar se Piero Hincipe është objektivi i The Reds për repartin defensivë, pasi duan ta kenë një tandem me Virgil Van Dijk.

Qendërmbrojtësi ekuadorian ka shkëlqyer në dy vite te Bayer Leverkusen dhe trajneri Jurgen Klopp e pëlqen atë jashtëzakonisht shumë.

21-vjeçari do të donte të bënte një hap para në karrierën e tij për t’iu bashkuar gjigantit anglez, por problemi qëndron tek Bayer Leverkusen.

Skuadra gjermane e vlerëson si një nga pikat më të forta të tyre ekuadoriani dhe synon që nga shitja e tij të fitoj 70 milionë euro.

Gjithnjë sipas mediumit gjerman, Liverpool mund të bëj një përpjekje në ditët e fundit të afatit kalimtar për të shpenzuar shumën në fjalë për transferimin e Hincipes.

Reprezentuesi ekuadorian ka zhvilluar 76 ndeshje me Bayer Leverkusenin në të gjitha garat ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme