Lladrovci e mbron Beqajn, po ka shumë “prostituta politike”

Ish ambasadori i Kosovës në Shqipri e tash kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci i ka dal në mbrojtje bashkëpartiakut të tijë ish deputetit nga Gjakova Hajdar Beqa i cili dje kryetaren e komunës së Gjakovës e quajti “prostitutë politike” pas prishjes së koalicionit me PDK-në.

Tutje Lladrovci mendon se ka shumë “prostituta politike”, bile edhe burra i thonë vetes. Të gjitha këto kryetari i Drenasit i ka bërë nëpërmjet rrjetit të tijë social Facebook.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

A do të hyj në Kuvend mbrojtësi i urave të Beogradit?
Dilemat e votimit, nuk pritet të hiqen edhe një javë, vallë po mendoj a do të kaloj me numra mbrojtësi i urave gjatë bombardimeve të Beogradit?!
Ka shumë “prostituta politike”, bile edhe burra i thonë vetes.
Koalicioni i Fillimit të Ri, është vlerë shtesë e Republikës së Kosovës.
Do ta ketë jetëgjatësinë më të madhe se sa është jeta e “prostitutave politike”.
Urime dhe suksese për Qeverinë e re të Fillimit të Ri, në krye me Ramush Haradinajn! /Sakte.net/

Fotografia e Ramiz Lladrovci

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme