Sipas një komunikate të kësaj komune nga emërimet e stafit politik, përkatësisht në dikasterët ekzekutive, 50 për qind e drejtorive janë emëruar femra.
Kabineti i kryetarit Lladrovci do të jetë me këtë përbërje:
Arsim Haxhiu – Nënkryetar i Komunës
Gani Syla – Shef i Kabinetit të Kryetarit
Kimete Qorri – Drejtoresh e Administratës Komunale
Anita Avdullahu – Dvorani – Drejtoresh e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik
Betim Berisha – Drejtor për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit
Milaim Hajdari – Drejtor për Kadastër, Gejodezi dhe Pronë
Aurora Berisha – Drejtoresh e Inspeksionit
Lumnije Krapi – Drejtoresh e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë
Ilir Shala – Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Hamdi Krasniqi – Drejtor për Buxhet e Financa
Flutura Avdiu – Drejtoresh për Kulturë, Rini e Sport
Ndërsa ditëve në vijim pritet të emërohet edhe drejtori ose drejtoresha e Arsimit.
“Kryetari Lladrovci paraprakisht ka falënderuar ish drejtorët e më parshëm për punën dhe angazhimin e tyre, por ka shtuar se ishte një premtim i tij që 50 për qind e stafit të drejtorëve të jenë femra, mirëpo me marrëveshje me ish-drejtorët i ka bartur në punët e më parshme, ose atyre ekuivalente, siç është e përcaktuar me Ligj”, thuhet në komunikatë.
Ish-drejtori i Arsimit, Sadik Tahiraj është transferuar në Drejtorinë e Administratës Komunale, përkatësisht shef i Sektorit të Arkivit, ish-drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Eknomik Skender Hasi është transferuar në Drejtorinë e Financave, përkatësisht shef në sektorin e Financave dhe ish-drejtori për Kulturë Rini e Sport, zgron Dubovci është transferuar po në këtë drejtori, shef për Kulturë./ Lajmi.net/