Lladrovci i reagon ashpër Drenorit, paralajmëron padi për shpifje!

Pas deklaratës së asambleistit të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, i cili tha kryetari i komunës Ramiz Lladrovci dyshohet të ketë qenë në dijeni për një abuzim tjetër që ka bërë polici Vesel Veseli ndaj një zyrtare në komunë, ka reaguar ky i fundit i cili e quan të pa vërtetë deklaratën e tij

Lladrovci për “Zëri.info”, ka thënë se kjo është një shpifje e radhës nga ana e tij, të cilin qysh nesër do ta padis.

Sipas Lladrovcit, Drenori shfrytëzoi kohën kur është kryer puna në Gjykatën Themelore se për ndryshe qysh sot do ta padis për shpifje.

“Tani sapo e pash shpifjen e radhës te Drenorit. Nesër pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë dega në Drenas do ta deponojë padinë e radhës për shpifje ndaj zotëri Drenorit. Në atë çfarë ka deklaruar ai nuk ka asgjë të vërtetë. Deklaratën që ai ka bërë pas orës 15:00 ku Gjykata nuk punon, se ndryshe sonte do të deponoja padinë ndaj tij për shpifje”, tha Lladrovci 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme