Lladrovci me Abrashin shpërndajnë 100 pako me veshmbathje për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të mërkurën ka pritur në takim Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, me të cilin ka biseduar për mënyrën e bashkëpunimit nga skemat sociale që ofron kjo ministri.

Me këtë rast, ministri është zotuar se bashkëpunimi me Komunën e Drenasit do të jetë i pamohueshëm për ndihmat e skemave sociale që ka kjo ministri.

Pas takimit, Lladrovci dhe Abrashi, në oborrin e Qendrës për Punë Sociale, kanë shpërndarë pako me veshmbathje për familjet që janë në asistencë sociale.

Ministri Abrashi dhe kryetari Lladrovci kanë njoftuar se përfituesit e kësaj ndihme janë përcaktuar nga Departamenti i Politikave dhe Familjes në Ministri dhe Qendra për Punës Sociale në Komunën e Drenasit, ku përfitues të këtyre ndihmave janë familjet në kategorinë; prindër vetushqyes, familje në varfëri të lartë si dhe familjet me shumë anëtarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme