Lladrovci me projekte zvicrane për tre vitet e ardhshme

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ilir Shala, kanë pritur në takim përfaqësuesen e Agjencionit Zvicran për Zhvillim “AQH”, Debra Stevenson dhe dokroteshën Qamile Ramadani.

I pari i Dreanasit me këtë rast ka falëndruar të pranishmit ne këtë takim, për ndihmen dhe mbështetjen që Komuna e Drenasit përfiton nga ky projekt katër vjeçar i financuar nga Agjencioni Zvicran për Zhvillim, njofton Klan Kosova.

Qëllim i këtij takimi, ishte njoftimi nga ana e përfaqësuesve të Agjencionit për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë vitit 2016 dhe aktivitetet e projekektet që do të zhvillohen në tri vitet e ardhshme.

Projekti i mbështetur nga Agjencioni Zvicran, përfshinë aktivitete që kanë të bejnë me trajnimin e menaxhmentit shendetësor në planifikimin e buxhetit, menaxhimin e resurseve humane, furnizimi me paisje bazike të kujdesit parësor shëndetësor me çka synohet rritja e kualitetit të shërbimeve shëndetësore të Komunës së Drenasit.

Përfaqësuesja e Agjencionit, znj.Stevenson ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim që projektet e planifkuara për vitet në vazhdim të realizohen sipas dinamikës së paraparë, njofton Klan Kosova.

Agjencioni Zvicran për Zhvillim po ashtu ne këtë takim, ka dorëzuar raportin vjetor të vitit të kaluar për punën dhe aktivitet e zhvilluara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme