Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, të gjithë gazetarëve, videografëve, fotoreporterëve, mediave dhe punonjësve të mediave, ua uroi 3 Majin-Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Me qëllim të përmirësimit të gjendjes, Ministria e Drejtësisë nëpërmjet të ndryshimeve ligjore për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje, mundësoi të garantohet liria e shprehjes. Me këtë ligj ulet në mënyrë drastike masa e gjobave për punonjësit e mediave për dëmin e shkaktuar nga fyerja apo shpifja.
Me ndryshimet në Kodin Penal, sulmi ndaj gazetarit dënohet si sulm ndaj zyrtarit.
Qeveria në periudhën e ardhshme do të fokusohet edhe në përmirësimin e gjendjes në këtë sferë për të mundësuar ecurinë e pavarur, profesionale dhe dinjitoze të profesionit të gazetarit.