Gazetar: Angel Dimovski
Mbrojtja e mjedisit, ndërtimi i infrastrukturës rrugore, hapja e kopshteve, terreneve të reja sportive, këndeve të lojërave, pishinave, si dhe shkollave fillore, me këtë sot u lëvdua kryetari aktual i komunës së Kisella Vodës dhe kandidati për kyretar të Qytetit të Shkupit, Orce Georgievski, gjatë raportimit për punën e bërë në katër vitet e fundit.
“Praktikisht kemi trashëguar komunën me mbi 450 fëmijë në listat e pritjes, aktualisht dy ditë më parë jemi në fazën përfundimtare të kopshtit nën stacion, jemi përpjekur në periudhën e kaluar të sigurojmë një objekt në çdo vendbanim në të cilin do të kujdesen fëmijët, dhe praktikisht listat prej 450 janë reduktuar tani në 0, që është progres serioz përsa i përket kapacitetit akomodues për fëmijët parashkollorë”, deklaroi Orce Georgievski – Kryetar i Komunës së Kisella Vodës.
Kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkovski, tha se në katër vitet e fundit, ata ndërtuan infrastrukturë rrugore prej rreth 40 kilometrash ose mbi 150 rrugë të reja, ndërtuan linja të reja të kanalizimeve fekale dhe rritën kapacitetet në kopshte.
“Ne arritëm të rikonstruktojmë objektin 100-vjeçar, ti japim përsëri jetë, objektin e shkollës fillore në Kuçkovë, që do të shërbejë si qendra e parë rajonale ku do të qëndrojnë fëmijët që janë shëruar nga kanceri, në shtator po hapim qendrën e parë të kujdesit ditor për adoleshentët e rinj, që do të jenë persona me aftësi të kufizuara të caktuara në zhvillimin e tyre, arritëm të investojmë në të gjitha shkollat gjatë kësaj periudhe, arritëm të fusim 60% të nxënësve tanë në klasa me një turn dhe fokusi kryesor është ndërtimi shtesë i tre shkollave fillore në Gjorçe Petrov“, tha Aleksandar Stojkovski – Kryetar i Komunës së Gjorçe Petrovit.
Këto deklarata u bënë gjatë llogaridhënies për punën e bërë për katër vjet, të organizuar nga VMRO-DPMNE në formë të një panairi. /Alsat.mk



