Me tren për kafe në Sofje mund të presim që të shkojmë në vitin 2027, është shprehur në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë – Infrastrukturë, Hari Llokvenec. Sipas tij, parashikimet janë që linja hekurudhore në të dyja anët e kufirit pritet të përfundojë në vitin 2027.
– Advertisements –
“Gjithçka është bërë nga të dyja palët, nga ana jonë dhe nga kolegët tanë nga pala bullgare. Projeksioni i kolegëve nga pala bullgare është që gjatë vitit 2027 të përfundojnë pjesën e tyre të obligimeve dhe përfundimin e hekurudhës së re nga Sofja në Gjueshevë, kështu që viti 2027 është realiteti i pritjes për të pirë kafe në Sofje kurse edhe miqtë tanë nga Sofja të pinë kafe në Shkup”, ka thënë Llokvenec.