Lluka publikon nesër kontratën për “Kosovën e Re”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka nesër në ora 10:00 do të mbajë konferencë për media, me ç’rast do të publikohen kontratat komerciale të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “ContourGlobal” më datë 20.12.2017 për projektin e TC Kosova e Re.

Konferenca mbahet në mjediset e MZHE-së.

Ndërkohë, ministri Lluka ka shkruar në facebook se tha se kjo konferencë po mbahet duke dashur të ndjekë parimet e transparencës në qeverisje.

MZHE-ja kishte humbur një padi nga Shoqëria Civile që kishte kërkuar që të publikohet kontrata me KEDS-in për privatizim. GAP dhe organizata të tjera kishin thënë se do të bëjnë padi direkt për ministrin Lluka nëse nuk publikon kontratën për Kosovën e Re.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme