Lluka thotë se Tmava nuk ka pasur mandat

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka thënë se ish-drejtorit të Trepçës Ahmet Tmava,  i cili ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së sotme, i ka kaluar mandati më 6 shkurt dhe si i tillë nuk do të duhej të jetë as në zyrat e Trepçës, njofton Klan Kosova.

Këtë deklaratë, Lluka e tha gjatë një konference të mbajtur për media ku edhe demantoi akuzat e bëra nga Tmava kundër tij.

“Këtë dua ta demantoj. Se së pari një drejtor i përgjithshëm që i ka skaduar afati më 6 shkurt nuk mund të jap dorëheqje pra s’ka pasur mandat dhe si e tillë nuk do të duhej të dilte absolutisht në zyrat e Trepçës”, tha Lluka.

Ahmet Tmava ka dhënë dorëheqje sot duke drejtuar akuza në drejtim të ministrit Lluka për të cilin ka thënë se ka ndërhyrë në punën e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme